Lidhje

17 të vrarë në një sulm ajror të Turqisë ndaj kurdëve në Siri


Avionët luftarakë të Turqisë kryen sot një sulm ndaj forcave pro-qeveritare siriane, duke vrarë të paktën 17 persona në enklavën kurde Afrin. Organizata "Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut" me seli në Britani, tha se sulmi ajror kishte ndodhur në fshatin Jamaa.

Ka njoftime kundërthënëse lidhur me numrin e forcave milicore kurde që janë vrarë gjatë sulmit.

Turqia dhe grupet rebele siriane e filluan operacionin kundër forcave milicore kurde në Afrin në janar, me qëllimin për t’i detyruar ato të largohen nga rajoni.

Ankaraja i konsideron forcat milicore kurde si grup terrorist dhe i akuzon ato për lidhje me kryengritësit në Turqi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG