Lidhje

Erdogani deklaron fitore në zgjedhje


Kryeministri turk Recep Taip Erdogan paralajmëroi rivalët e tij politikë se do ta paguajnë për akuzat ndaj tij dhe partisë së tij për korrupsion. Zoti Erdogan foli dje para mijëra përkrahësve në Ankara, kur deklaroi fitore në zgjedhjet lokale që shihen si referendum për qeverisjen e tij.

Më parë, rezultatet e parakohëshme tregonin se Partia e kryeministrit për Drejtësi dhe Zhvillim kishte siguruar 45% të votës, ndërsa Partia Republikane e Popullit, një forcë opozitare, kishte marrë rreth 25%.

Paralajmërimet e zotit Erdogan bëhen disa ditë pasi qeveria e tij bllokoi faqen elektronike YouTube, pasi një video e publikuar në këtë faqe përmbante një regjistrim zanor që mendohet se implikonte zyrtarë të lartë qeveritarë në afere korruptive.
XS
SM
MD
LG