Lidhje

Turqi: Gjykohen dy gjeneralë për pjesëmarrje në grusht shteti


Në Turqi, Gjeneralët në pension Kenan Evren dhe Thasin Sihankaya janë nxjerrë në gjyq më shumë se 30 vjet pasi udhëhoqën një grusht shteti që u pasua nga vite torture, ekzekutime dhe zhdukje.

Qindra protestues u mblodhën sot para ndërtesës së gjykatës në Ankara, me thirrjet për drejtësi dhe nxjerrjen e udhëheqësve të tjerë të komplotit para drejtësisë.

94-vjeçari Evren dhe 87-vjeçari Sahinkaya vuajnë nga probleme shëndetësore dhe nuk ishin të pranishëm në seancë. Ata akuzohen për krime kundër shtetit dhe mund të dënohen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë.

Disa turq e konsideronin gjeneralin Evren si hero, pas grushtit të shtetit që shmangu rrezikun e luftës civile në vend.

Por shumë shpejt, organizatorët e grushtit të shtetit mbyllën parlamentin, pezulluan kushtetutën dhe eliminuan partitë politike.

XS
SM
MD
LG