Punonjësit e shpëtimit në Turqi nxorrën nga rrënojat një adoleshent sot, më shumë se 100 orë pas tërmetit me magnitudë 7 presje 2.
Djali u gjet disa orë pas shpëtimit të një të riu tjetër dje në Erkis. Por shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë po veniten ndërsa moti i ftohtë dhe dëbora po pengon përpjekjet e shpëtimit në Ercis qyteti i goditur më rëndë nga tërmeti.
Autoritetet po përpiqen të strehojnë mijëra viktima të pastrehë. Zyrtarët thanë se numri i viktimave ka arritur në të paktën 573 dhe pritet të rritet.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët tha sot se po ndërmerr një operacion emergjent nga ajri në zonat e goditura. Një zëdhënës i UNHCR-së tha se ngarkesat e para të operacionit katër ditor që do të çojnë rreth 500 çadra dhe 10 mijë batanije do të fillojnë sot në qytetin lindor Erzurum.