Lidhje

Turqi: Nxirret nga rrënojat një bebe dy javëshe


Turqi: Nxirret nga rrënojat një bebe dy javëshe
Turqi: Nxirret nga rrënojat një bebe dy javëshe

Në Turqi vazhdon operacioni i shpëtimit për të mbijetuarit e tërmetit të së dielës me magnitudë 7,2 ballë.

Sot ekipet e shpëtimit shpëtuan një foshnje dy javëshe me nënën, që kishin mbetur nën rrënojat e një ndërtese të lartë për 48 orë.

Nën rrënoja ndodhej edhe babai i fonshjes, por nuk dihet në se atë e kanë nxjerrë të gjallë. Tërmeti i së dielës rrëzoi 2 mijë ndërtesa dhe qindra e ndoshta mijëra trupa ndodhen ende nën rrënoja. Pritet që numri i të vdekurve të rritet.

Zyrtarët turq thanë sot deri tani numri i viktimave është 432 vetë dhe të paktën 1 mijë e 300 të tjerë janë të plagosur.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thotë se dega e organizatës në Turqi po përpiqet ditë e natë për të ndihmuar të mbijetuarit dhe personat e mbetur nën rrënoja.

Organizata ka shpërndarë 7 mijë e 500 tenda dhe rreth 22 mijë batanije, soba ushqime dhe ujë të pijshëm për të mbijetuarit nga tërmeti.

XS
SM
MD
LG