Lidhje

4 deputete turke shkuan në parlament me shami koke


Ky hap i tyre i jep fund ligjit që ndalonte përdorimin e shami të kokës në këtë institucion

Katër deputete turke shkuan në parlament me shami koke, duke i dhënë fund ligjit që ndalonte përdorimin e tyre në këtë institucion.

Ndalimi ishte një nga ligjet më të debatueshme në Turqi, që i vendoste mbështetësit e kushtetutës laike, kundër atyre të të drejtave islamike.

Muajin e kaluar, Turqia e hoqi këtë pengesë në një numër institucionesh shtetërore, por ai vazhdon të zbatohet ende në gjykata, prokurori si dhe nga personeli ushtarak dhe ai i sigurisë.

Në vitin 1999, parlamenti u pushtua nga kaosi kur një anëtare e sapozgjedhur u përpoq të bënte betimin e veshur me shami koke.
XS
SM
MD
LG