Lidhje

Turqia dhe Serbia heqin vizat mes tyre


Turqia dhe Serbia heqin vizat mes tyre
Turqia dhe Serbia heqin vizat mes tyre

Turqia dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për heqjen e vizave, në kuadrin e një përpjekjeje të përbashkët për të përmirësuar lidhjet tregëtare dhe diplomatike.

Heqja e vizave është një nga gjashtë marrëveshjet e bashkëpunimit që u nënshkruan sot në Beograd, ndërsa kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan filloi një vizitë dyditore në vend me një takim me homologun e tij serb Mirko Cvetkovic.

Agjencia e lajmeve Anatolia citon zotin Erdogan të thotë se agjencia kombëtare ajrore turke është e gatshme të bashkëpunojë me homologen serbe për të lehtësuar udhëtimin për drejtuesit e biznesit. Në njoftim thuhet gjithashtu se udhëheqësi turk kishte shprehur mbështetjen për idenë që dy qeveritë të punonin për të hapur aeroportet ushtarake për aviacion civil.

Njoftimet serbe të medias thonë se dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu edhe për tensionet në Bosnje-Hercegovinë.

XS
SM
MD
LG