Lidhje

Turqia do të vendosë sanksione ndaj Sirisë


Turqia do të vendosë sanksione ndaj Sirisë
Turqia do të vendosë sanksione ndaj Sirisë

Kryeministri turk Taip Rexhep Erdogan tha se qeveria e tij do të vendosë sanksionet e saj ndaj Sirisë, megjithë dështimin e një rezolute të hartuar nga evropianët në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Rusia dhe Kina i vunë veton sot rezolutës, duke shkaktuar zemërimin e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane. Rezoluta kërkonte vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Sirisë, në se udhëheqëi i saj vazhdon të shtypë protestat e opozitës. Zoti Erdogan tha gjatë një fjalimi që mbajti sot në Afrikën e Jugut se edhe pse rezoluta nuk u miratua, kjo nuk do ta pengojë Turqinë dhe disa vende evropiane në veprimet e tyre.

Ministri i Jashtëm francez Alain Juppe, tha se Franca dhe vende të tjera kanë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për propozimin e një rezolute më të fuqishme, e cila të pasqyrojë shqetësimet e të gjithëve lidhur me atë që ai e cilësoi “masakrim” i popullit sirian.

XS
SM
MD
LG