Lidhje

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, viziton Shkupin


Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk erdhi në Shkup pikërisht një vit pas ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e Maqedonisë, kur kryeministri i tashëm Zoran Zaev dhe deputetë të tjerë ishin në shënjestër të sulmeve brutale.

Donald Tusk viziton Shkupin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:23 0:00

Zoti Tusk në një konferencë për mjetet e informimit foli maqedonisht, ndërsa tha se vëren një frymë të guximshme prej drejtuesi tek kryeministri Zaev të kthyer kah e ardhmja euroatlantike:

“Rekomandimi i Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, shtoi ai, paraqet dëshminë më të mirë se përpjekjet e qytetarëve dhe të autoriteteve janë mberëslënëse në Evropë. Këtu në Shkup ndjej ndryshime në mentalitetin politik; Ndjej vullnet të vërtetë politik për lëvizjen drejt integritimit euro-atlantik të vendit tuaj”, - u shpreh zoti Tusk.

Presidenti i Këshillit Evropian tha se samiti i pritshëm në Sofje të Bullgarisë duhet të sjellë një energji të re në marrëdhëniet dhe para së gjithash duhet të vërtetojë perspektivën evropiane të rajonit.

Ai vlerësoi angazhimet e Maqedonisë për të kapërcyer mosmarrëveshjet e së kaluarës me Bullgarinë, ndërkohë që pret të njejtën gjë edhe me Greqinë. “E keni mbështetjen time të parezervë dhe unë kam besim në ju”, tha Donald Tusk. Po ashtu shprehu mirënjohje për qëndrimin dhe solidarizimin e Maqedonisë lidhur me sulmin në Salizburi të Britanisë.

Zoti Tuskt tha se Bashkimi Evropian mbetet investitori dhe partneri më i mirë tregtar i vendeve të rajonit.

“Rreth 80% e eksportit të Maqedonisë shkon në Bashkimin Evropian; 13% në vendet e Ballkanit perëndimor. Vetëm 1,5 % është me Turqinë; 1 % me Rusinë dhe 1% me Kinën”, - vërejti zyrtari i lartë evropian.

Ai vlerësoi angazhimet e Maqedonisë në menaxhimin me krizën e refugjatëve të vendeve të Lindjes së Mesme, para dy vjetësh.

Ndërkaq, kryeministri maqedonas Zoran Zaev e shikon vizitën e presidentit të Këshillit Evropian si një inkurajim për qeverinë dhe të gjitha palët politike. Sipëas tij, reformat do të jenë më konkrete, më të dukshme dhe më efikase.
“Dolëm nga kriza e thellë politike dhe një shtet i kapur dhe u kthyem në rrugën nëpër të cilën hapërojnë të gjitha shtetet demokratike evropiane”, tha kryeministri Zaev duke nënvizuar edhe përkushtimin ndaj planeve dhe reformave që kërkon Bashkimi Evropian.

Presidenti i Këshillit Evropian, Tusk ishte i pranishëm në takimin e Procesit të njohur si Bërdo-Brioni që mbahet këtu në Shkup ku morën pjesë presidentët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë Hercegovinës dhe nikoqirët e Procesit: presidentët e Sllovenisë, Kroacisë dhe të Maqedonisë, si dhe kryeministri i Bullgarisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG