Lidhje

Fillon samiti për Afrikën në Uashington


Në Uashington kanë filluar veprimtaritë me rastin e takimit të nivelit të lartë mes presidentit Barak Obama dhe rreth 50 krerëve të shteteve afrikane.

Sekretari i Shtetit John Kerry u bëri thirrje ministrave afrikanë të përqafojnë idealet e tregut të lirë dhe të nxisin bashkëpunimin mes Afrikës dhe SHBA. Zoti Kerry do të takohet me të paktën tetë udhëheqës afrikanë deri në fund të ditës.

Presidenti Obama do të flasë nesër në një forum për biznesin me Afrikën dhe do të marrë pjesë të mërkurën në seancat që lidhen me rritjen ekonomike, sigurinë rajonale, dhe qeverisjen e mirë.

Gjatë takimit tre-ditor të nivelit të lartë, SHBA do të shpallin marrëveshje biznesi me një vlerë prej gati 1 miliard dollarë, më shumë fonde për operacionet paqeruajtëse si dhe miliarda dollarë për programet e ushqimit dhe të energjisë.

XS
SM
MD
LG