Lidhje

Uashingtoni gjatë një jave


Zyrat ushtarake, diplomatike dhe të zbulimit të Shteteve të Bashkuara janë në gatishmëri të lartë mes një kërcënimi terrorist që shkaktoi mbylljen e shumë ambasadave amerikane në mbarë botën dhe një paralajmërim udhëtimi. Përqëndrimi mbi sigurinë vjen gjatë një javë të qetë ndërsa Kongresi në Uashington fillon pushimet një mujore.

Presidenti Barack Obama është duke marrë njoftime të rregullta nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare, duke përfshirë edhe shefin e shtamadhorisë së ushtrisë, Martin Dempsey.

"Ekziston një valë e dukëshme kërcënimi, dhe ne po i përgjigjemi. Kërcënimi ka lidhje me Al-Kaidën."

Ambasadat dhe konsullatat amerikane janë të mbyllura në të gjithë botën myslimane, duke përfshirë në Egjipt, ku shtetasit amerikanë janë duke marrë masa paraprake.

"Unë nuk shkoj pranë ambasadës, për çfarëdo arsye."

"Unë përpiqem të mos bie në sy dhe qëndroj larg turmave "

Zyrtarët amerikanë kanë dhënë pak hollësi rreth ndonjë komloti të munshëm terrorist apo çfarë informatash zbulimi kanë marrë. Por administrata Obama duket e vendosur për të shmangur një përsëritje të sulmit vdekjeprurës të vitit të kaluar mbi konsullatën amerikane në Bengazi, Libi. Hetimet për këtë incidentin zbuluan se paralajmërimet e sigurisë para sulmit nuk u përfillën. Edhe amabasadat më mirë të mbrojtura amerikane, si ajo në Bagdad, janë të prekshme nga sulmet, sipas analist të sigurisë Amir al-Saadi, me bazë në Irak.

"Ambasada amerikane në Irak është ambasada më e madhe në botë, në personel dhe fortifikimeve, por ajo nuk është plotësisht e sigurt nga raketat dhe mortajat."

Në aeroportet amerikane, shumë vetë që nisen për Lindjen e Mesme thonë se paralajmërimi për udhëtimit nuk i ka ndryshuar planet e tyre.

"Unë kam familje atje dhe po shkoj në një dasëm."

"Unë ndjehem i sigurt dhe nuk shoh arsye për t'u shqetësuar për ndonjë gjë. Unë gjithmonë telefonoj në vendlindje dhe ata gjithmonë thonë se çdo gjë është e sigurt."

Presidenti Obama do të vazhdojë të informohet rregullisht mbi situatën. Ndërkohë, Kongresi është pushim deri në shtator, duke i lejuar ligjvënësit të takohen e dëgjojnë nga zgjedhësit për çështje të ndryshme, që nga reforma e imigracionit deri tek debatet e fundit rreth qeverisë federale mbi aftësinë e përgjimit brenda vendit.

XS
SM
MD
LG