Lidhje

Uashington, vazhdon takimi i ministrave të jashtëm të G8-ës


Ministrat e jashtëm të 8 vendeve më të industrializuara të botës po takohen për të dytën ditë në Uashington për diskutime që përfshijnë dhunën në Siri, bisedime bërthamore me Iranin dhe planet koreano-veriore për hedhjen e një rakete.

Dy ditët e bisedimeve kanë si objektiv të përcaktojnë programin për takimin e nivelit të lartë të tetëshes muajin ardhshëm në rezidencën presidenciale në Camp David pranë Uashingtonit.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton mbajti takime dypalëshe sot edhe me Ministrin e Jashtëm francez Alain Juppe dhe atë rus, Segei Lavrov.

Zonja Clinton thotë se vendet e grupit të tetëshes janë thellësisht të shqetësuara nga përmasat e dhunës dhe numri i viktimave në Sirim, si edhe problemet që i dërguari i posaçëm Kofi Annan po has në përpjekjet për të arritur një armëpushim.

Brenda grupit të tetëshes, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania i kanë bërë thirrje Presidentit sirian Bashar al-Assad që të japë dorëheqjen si pjesë e një tranzicioni demokratik për t’i dhënë fund dhunës politike.

Russia ka përkrahur zotin Assad në luftën e tij kundër opozitës dhe vazhdon t’i shesë armë Sirisë.

XS
SM
MD
LG