Lidhje

Uashingtoni i paqartë nëse Rusia po zbaton traktatet për armët kimike dhe biologjike


Başbakan Erdoğan Somali'de
Başbakan Erdoğan Somali'de

Një raport i Departamentit të Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk janë të sigurta nëse Rusia ka zbatuar plotësisht traktatet ndërkombëtare që ndalojnë armët kimike dhe biologjike.

Departamenti publikoi të mërkurën Raportin e Pajtueshmërisë, një variant i paklasifikuar i përmbledhur i raportit tejet të detajuar i është dërguar Kongresit amerikan. Në të thuhet se mungesa e informacioneve nga Rusia e ka bërë të paqartë nëse Moska ka përmbushuar angazhimet e veta për të zhdukur të gjitha armët biologjike.

Departamenti i Shtetit po ashtu thotë se nuk është i sigurt nëse Rusia ka deklaruar inventarin e saj të armëve kimike.Rusia ende nuk ka reaguar ndaj raportit, i cili mund të ketë ndikim në vendimin e Senatit amerikan për të ratifikuar apo jo traktatin e ri të armëve bërthamore të nënshkruar në fillim të vitit ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG