Lidhje

Udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un mban fjalimin e parë publik


Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbajtur fjalimin e tij të parë publik, që nga momenti kur mori drejtimin e vendit. Ai është zotuar ta udhëheqë vendin drejt një “fitoreje përfundimtare” siç u shpreh ai, ndërkohë që ushtria koreano-veriore prezantoi një raketë të re me rreze të gjatë veprimi.

Udhëheqësi koreano-verior, i veshur me të zeza, foli sot mbi tema që nga politika e jashtme e deri tek ekonomia. Gjatë fjalimit ai paralajmëroi se përpjekjet e vendeve të tjera për të frikësuar vendin e tij nuk do të japin rezultat.

Gjatë paradës së organizuar me këtë rast, u prezantua edhe raketa e re që dukej mjaft e ngjashme me raketën që u dëmtua gjatë lëshimit dhe ra në Detin e Verdhë të premten.

XS
SM
MD
LG