Lidhje

Kabineti grek diskuton zbatimin e efektshëm të shkurtimeve buxhetore


Kabineti grek diskuton zbatimin e efektshëm të shkurtimeve buxhetore
Kabineti grek diskuton zbatimin e efektshëm të shkurtimeve buxhetore

Anëtarët e kabinetit qeveritar grek po diskutojnë se si t’i zbatojnë sa më me efektivitet shkurtimet e buxhetit dhe masa të tjera shtrënguese që kanë shkaktuar protesta në rrugët e Greqisë.

Zyrtarët u mblodhën sot në Athinë duke u përballur me vendime të vështira.

Masat shtrënguese janë të nevojshme për të siguruar paketën 170 miliardë dollarëshe të shpëtimit nga Bashkimi Evropian dhe për të parandaluar një falimentim tjetër. Por ministrat po shprehin gjithashtu shqetësim se deri në ç’masë mund të përballojë populli grek masa të tilla.

Udhëheqësit evropianë thonë se paketa 170 miliardë dollarëshe për Greqinë mund të miratohet të hënën në Bruksel.

XS
SM
MD
LG