Lidhje

Arrestohet i dyshuari për sulmin në Londër


Policia londineze arrestoi të martën një person nën dyshimet për terrorizëm pasi goditi me makinë një grup qytetarësh përpara se makina të përplasej në një pengesë sigurie para ndërtesës së parlamentit britanik. Tre persona u plagosën.

Autoritetet njoftuan se në makinë nuk kishte të tjerë persona apo armë. Sipas tyre personi i dyshuar për sulmin është më shumë se 20 vjeç.

"Sigurisht që duket të jetë një veprim i qëllimshëm, por nuk mund të themi asgjë rreth motivit" u tha gazetarëve zyrtari i lartë i policisë Neil Basu.

Ai shtoi se i dyshuari nuk po bashkëpunon me policinë ndërsa ata po përpiqen të zbulojnë identitetin e tij dhe motivin e sulmit.

Sipas zyrtarit, i dyshuari nuk duket të jetë një person i njohur për struktuarat britanike të anti-terrorizmit, apo agjencitë e zbulimit.

Në një postim në twitter kryeministrja britanike Theresa May falenderonte ndër të tjera shërbimet e emergjencës për përgjigjen e tyre të menjëhershme dhe të guximshme.

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi gjithashtu ndaj incidentit. Në një postim në twitter ai e cilësonte ngjarjen një sulm tjetër terrorist duke shtuar se “këto kafshë janë të çmendura dhe duhet të trajtohen me rezistencë dhe forcë!"

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG