Lidhje

Zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar dhe e ardhmja e Brexit-it


Zgjedhësit në Mbretërinë e Bashkuar hodhën votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme që mund të jenë vendimtare për largimin nga Bashkimi Evropian, të cilin shumica e miratoi në referendumin e qershorit të vitit 2016.

Kryeministri Boris Johnson, përqendroi fushatën e tij në parullën "Ta përmbyllim Brexit-in”. Ai thotë se një shumicë parlamentare për Partinë e tij Konservatore, do t’i mundësonte ta çojë përpara një marrëveshje të refuzuar më parë për ndarjen nga BE-ja dhe ta përmbyllë Brexit-in deri më 31 janar.

Sfiduesi i tij, udhëheqësi i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, kishte theksuar gjatë fushatës që nëse fiton, do të organizojë një referendum të ri për të pyetur qytetarët nëse ende duan largimin nga Bashkimi Evropian apo vendi të mbetet edhe më tej pjesë e bllokut 28 anëtarësh.

Boris Johnson mori detyrën e kryeministrit pasi që pararendësja e tij, Theresa May, dështoi të në përpjekjet e saj të përsëritura që të sigurojë miratimin e parlamentit për një marrëveshje që kishte arritur me BE-në. Zonja May u përpoq të forcojë pozicionin e saj negociues për Brexit-in duke organizuar zgjedhje të parakohshme, por partia e saj vetëm sa humbi disa vende në parlament.

Rezultatet zyrtare priten në mëngjesin e së premtes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG