Qindra britanikë e morën në zemër mesazhin e Ditës së Veteranëve duke marrë pjesë në funeralin e një veterani të Luftës së Dytë Botërore të cilin nuk e kishin njohur.
Kur Harold Jellicoe Percival vdiq më 25 tetor, në moshën 99 vjeçare, në një qendër azili për të moshuarit, një shtëpi funerali publikoi një shpallje në gazetën lokale duke i kërkuar personelit ushtarak të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, në mënyrë që ndarja i tij nga jeta të mos shkonte pa u shënuar.
Shpallja u përhap shumë shpejt në internet, dhe dje qindra ushtarë, veteranë dhe civilë u mblodhën për të respektuar veteranin Percival, i cili shërbeu si anëtarë ekuipazhi në Komandën e Forcës Ajrore gjatë luftës së dytë botërore. Dhjetëra njerëz qëndruan jashtë në shi pasi nuk kishte vend për ta në kishën e vogël ku u zhvillua ceremonia e funeralit.
Dje ishte përvjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore e cila përfundoi më 11 nëntor të vitit 1918. Funerali filloi në orën 11 të mëngjesit, 95 vjet pas arritjes së armëpushimit të vitit 1918.