Lidhje

Zbulimi ukrainas, kundër nënshkrimit të Memorandumit të Budapestit


Shefat e zbulimit të Ukrainës kishin rekomanduar që të mos nënshkruhej një marrëveshje historike ndërkombëtare e vitit 1994 për të hequr dorë nga mijëra armë bërthamore në shkëmbim të premtimeve të Rusisë për të respektuar pavarëinë e Ukrainës.

Ish-kreu i zbilimit të Ukrainës, Mykola Malmuzh thotë se shefat e sigurisë së Ukrainës druheshin se Rusia në të ardhmen do të përpiqej të merrte nën kontroll Krimenë dhe i bënë thirrje presidentit të atëhershëm Leonid Kucma që të kërkonte një mekanizëm që do të garantonte respektimin e Memorandumit të Budapestit në vitin 1994, para se ta nënshkrante atë.

“Shefat e zbulimit, shqetësoheshin se marrëveshja e nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania dhe Ukraina nuk parashikonte garanci ligjore”.

Fuqitë perëndimore dhe Ukraina thonë se Rusia e ka shkelur marrëveshjen, me ndërhyrjen në Krime. Sipas memorandumit të Budapestit, të gjitha palët duhej “të mos kërcënonin me përdorim force ndaj tërësisë territoriale të Ukrainës”. Por marrëveshja nuk është traktat dhe nuk parashikon asnjë kundërveprim nga palët, në rast shkeljeje.

Ish gjenerali Malmuzh, që po shërben si këshilltar për qeverinë e përkohëshme të Ukrainës, thotë e ai dhe shefa të tjerë të sigurisë dhe ushtrisë, kanë bërë biseda prapa skenave me homologët e tyre rusë që kur Rusia mori nën kontroll Krimenë, për të gjetur një mënyrë për zgjidhjen e krizës.

“Forcat ukrainase, po vendosen në lindje të vendit për të frenuar ndonjë agresion të mëtejshëm nga Rusia. Forcat ukrainase do të vazhdojnë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të kundërpërgjigjen vetëm nëse ka depërtim të mëtejshëm në Ukrainë, ose nëse rrezikohet jeta e ushtarëve”.

Por ngadalësia e dislokimit të forcave Ukrainase ka ngjallur pakënaqësinë e udhëheqësve të protestës. Një prej tyre, Sergey Poyarkov, thotë se qeveria kalimtare ka reaguar ngadalë ndaj ndërhyrjes ruse në Krime.

“Duket se reagimi i tyre është shumë pasiv. Nuk e kuptojmë se pse nuk veprojnë me vendosmëri”.

Megjithëse nuk bëjnë thirrje për shkëmbim zjarri, Poyarkov dhe udhëheqës të tjerë të kryengritjes që rrëzoi Presidentin Viktor Yanukovych muajin e kaluar, besojnë se qeveria e Ukrainës...

((SERGEY POYARKOV ACT 2, in English))

“... mund ta bllokojë afrimin e tyre në Krime dhe madje edhe pjesë të Krimesë me ushtrinë tonë. Mund të kishim një vijë mbrojtëse për gjysmën e Krimesë”.


Referendumi për të ardhmen e Krimesë, i ka shtuar më tej tensionet.
XS
SM
MD
LG