Lidhje

Putin me “plan veprimi” për paqe në Ukrainën lindore


Presidenti rus Vladimir Putin ka paraqitur një “plan veprimi” për të vendosur paqen në Ukrainën lindore.

Zoti Putin tha të mërkurën se homologu i tij ukrainas, Petro Poroshenko, është dakord me planin 7-pikësh për ndalimin e luftimeve nga separatistët. Plani rus bën thirrje për një tërheqje ushtarake të Ukrainës në shkallë të gjerë, në rajonin rusisht-folës në lindje të vendit dhe vendosjen e vëzhguesve ndërkombëtarë.

Disa orë më vonë, zoti Poroshenko bëri një deklaratë, që shmangte referenca të drejtpërdrejta për hollësitë e planit të zotit Putin. Por ai pranoi se bisedimet me udhëheqësin rus për t'i dhënë fund atij që ai e cilësoi "një proces i tmerrshëm", duke thënë se "nuk mund të mohohet se duhet ndaluar vdekja e njerëzve."

Të dy udhëheqësit folën në telefon.Ata thanë se shpresonin që bisedimet për marrëveshje do të përparojnë të premten, kur të dërguarit nga Moska, Kievi, lëvizja separatiste dhe OSBE-ja të rifillojnë bisedimet në Bjellorusi.

XS
SM
MD
LG