Lidhje

Opozita ukrainase: Do të vazhdojmë protestat


Udhëheqës të opozitës ukrainase thonë se Presidenti Viktor Yanukovych nuk iu përgjigj dje pozitivisht kërkesave të tyre dhe ata paralajmëruan ndërmarrjen e një ofensive të opozitës nëse ai nuk u përgjigjet sot kërkesave.

Në Kiev, udhëheqësi i opozitës Arseniy Yatseniuk tha para një turme me përkrahës “kemi 24 orë për të vazhduar në këtë rrugë”. Ai paralajmëroi: “do të marshojmë përsëri së bashku” nëse Presidenti nuk ndal shtypjen qeveritare që ka lënë tre protestues të vrarë në Sheshin Pavarësia.

Politikani Vitaly Klitschko, i cili foli përkrah zotit Yatseniuk, u zotua të bëjë ç’është e nevojshme për të ndalur dhunën dhe për të zgjidhur krizën politike që ka pushtuar kryeqytetin.

Dje më herët, autoritetet thanë se tre protestues anti-qeveritarë u vranë në përleshje me policinë, dy prej tyre nga plumbat dhe i treti nga rrëzimi.

Në Uashington, një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit i dënoi aktet e fundit të dhunës dhe tha se administrata Obama po shqyrton sanksione të mundshme kundër qeverisë, nëse Presidenti Yanukovych "nuk mbron të drejtat demokratike të ukrainasve, përfshirë të drejtën për protesta paqësore”.
XS
SM
MD
LG