Lidhje

Ukraina rikthen shërbimin e detyruar ushtarak


Ukraina ka rikthyer shërbimin ushtarak të detyruar, vetëm disa orë pasi ministri i jashtëm rus bëri thirrje për bisedime mes Kievit dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainën juglindore.

Presidenti në detyrë Oleksander Turchynov nënshkroi një dekret sot për përmirësimin e aftësive të mbrojtjes në vend.

Duke përmendur “rëndimin e mëtejshëm të gjendjes socio-politike” në Ukrainën lindore dhe jugore, si edhe “agresionin e hapur” nga grupet e armatosura “të paligjshme” pro-ruse, dekreti rivendos në fuqi shërbimin e detyruar ushtarak për meshkujt ukrainas të moshës 18-25 vjeç.

Ky hap vjen një ditë pasi zoti Turchynov tha se qeveria e tij ishte “e pafuqishme” të shtypte lëvizjen separatiste pro-ruse në dy rajonet lindore dhe nuk mund t’i kontrollonte trupat e veta.
XS
SM
MD
LG