Lidhje

Sot zgjedhjet presidenciale në Ukrainë


Vëzhguesit e zgjedhjeve në Ukrainë thonë se ka shanse që separatistët pro-rusë të pengojnë 2/3 e votuesve në distriktet lindore nga pjesëmarrja në votime për presidentin e ri sot, pavarësisht nga thirrjet e Kievit për pjesëmarrje të fortë në votime.

Kryengritësit pro-rusë kanë kontrolluar rreth dhjetë qytete në Ukrainën lindore prej disa javësh dhe kreu i Ligës së Votuesve thotë se parashikon se më shumë se 1/3 e elektoratit në Donetsk dhe Luhansk nuk do të dalin për të votuar.

Ministria e Brendshme e Ukrainës pohoi dje se ka të ngjarë që zgjedhjet të mos zhvillohen në 20 nga 34 distriktet në këto rajone kufitare.

Anketat në këtë vend me 45 milionë banorë parashikojnë një fitore të qartë të kandidatit pro-perëndimor si dhe pjesëmarrje të konsiderueshme.

Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës iu drejtua dje me një fjalim vendit, përrmes televizionit. Arseniy Yatsenyuk tha se ukrainasit nuk do t’i lejojnë “banditët me mbështetje nga jashtë” t’i sabotojnë zgjedhjet. Ky koment i tij i referohet qartë mbështetjes nga Moska të separatistëve në Ukrainën lindore.
XS
SM
MD
LG