Lidhje

KE, shqetësim ndaj një ligji kufizues të Ukrainës


Komisioni Evropian shprehu shqetësim të thellë lidhur me ligjin e miratuar nga parlamenti ukrainas në përpjekje për të zbutur protestat anti-qeveritare.

I mbështetur nga deputetët e partisë së presidentit Janukoviç ligji ndalon vendosjen e paautorizuara të tendave, podiumeve apo autoparlantëve në vende publike. Ligji parashkon një gjobë deri në 640 dollarë dhe deri në 15 ditë burg.

Ligji kufizues që duhet të nënshkruhet tani nga presidenti ukrainas, duket se synon t’u japë fund të protestave në rrugë që kanë ndodhur në kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera që nga nëntori.

Zyrtarë të BE-së thanë se ligji i ri është bie ndesh me parimet demokratike dhe mund të rezikojë të ardhmen evropiane të kësaj ish republike sovjetike.
XS
SM
MD
LG