Lidhje

Korrupsioni në Ukrainë dhe e ardhmja europiane e vendit


Në Ukrainë, një ligj i ri që po i detyron zyrtarët e lartë të deklarojnë pasurinë, ka zbuluar se sa të pasur janë pushtetarët e këtij vendi. Vetëm anëtarët e kabinetit qeveritar kanë mesatarisht nga 7 milionë dollarë në llogaritë e tyre bankare. Ligjvënës të tjerë kanë deklaruar makina luksoze, ora të kushtueshme dhe vepra arti. Analistët thonë se zbulimi i pasurive tregon se Ukrainës i duhet shumë punë për të çrrënjosur korrupsionin.

Pallati luksoz i ish-presidentit Viktor Yanukovich – tani muzeum, dëshmon për korrupsionin që ka ekzistuar në Ukraninë në të kaluarën.

Kryengritja e vitit 2014, që u pasua me dëbimin e Viktor Yanukovich-it, syonte ardhejn në pushtet të një brezi politikanësh të pastër. Por pasuritë e ligjvënësve të rinj ukrainas kanë zhgënjyer së fundi shumë njerëz.


“Ajo që ndodhi në fakt, është se qindra njerëz u vranë në protesta, në mënyrë që të zgjidheshin një grusht njerëzish për të marrë pushtetin. Prandaj, kur sheh sot deklarimet e reja për pasurinë, kupton se këta njerëz nuk janë të ndryshëm. Shumica e tyre vazhdojnë të fitojnë para”. thotë Olexandra Ustinova e Qendrës për Anti-Korrupsion në Ukraine.

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Groysman, tha se mbante në shtëpi 1.6 millionë dollarë kesh.

Shumica e Ukrainasve e dinin se ligjvënësit e tyre ishin të pasur, dhe se me marrëveshje, ata mund të faleshin, thotë Orysia Lutsevych, e grupit britanik të politikave “Chatham House”.

“Kjo do të vendosë, në një farë mënyre, një standard, dhe që në të ardhmen disa prej këtyre njerëzve përsëri nuk kanë për ta deklaruar shtimin e madh të pasurisë.”

Ka dyshime se disa ligjvënës mund ta kenë ekzagjeruar pasurinë e tyre, për të bërë të mundur që të sigurojnë fitime të reja nga korrupsioni. Për të çrrënjosur një shkallë të tillë korrupsioni, duhet forcuar sistemi gjyqësor i Ukrainës, argumenton analistja Lutsevych.

((ORYSIA LUTSEVYCH, CHATHAM HOUSE (in English) ))

“Një nga arsyet që këta njerëz kanë mundur të grumbullojnë një pasuri kaq të madhe, është se sistemi i drejtësisë nuk ka funksionuar siç duhet dhe Ukraina ka më tepër se 50 gjykatës që janë milionerë. Dhe sistemi duket se ka rrënjë të thella, që shtrihen kudo, pra nuk është një institucion i vetëm qeveritar.”

Bashkimi Europian këmbënguli që zyrtarët ukrainas t’i bëjnë të njohura pasuritë e tyre, si kusht për ndihmë financiare dhe viza për të udhëtuar lirshëm në vendet e BE-së.

“BE-ja nuk duhet të ndalë, sepse Ukraina ndërmori vetëm 2-3 hapa nga 10-20 që janë të nevojshme për vendin, për t’u siguruar për ndryshimin e sistemit.”

Kombet e Bashkuara thonë se është jetike për Ukrainën që të ndjekë penalisht rastet e korrupsionit të zbuluar përmes deklarimit elektronik të pasurive.

“Unë besoj se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Kombet e Bashkuara, do ta mbështesin Ukrainën në hapat e mëtejshëm, sepse deklarimi elektronik është vetëm hapi i parë. Ajo që vjen më pas do të jetë edhe më e vështirë”, thotë Jan Thomas Hiemstra, drejtor i PNUD-it në Ukrainë.

Agjencia kundër korrupsionit e Ukrainës do të përpiqet t’i verifikojë deklarimet e pasurisë; është fjala për vlerësimin e mbi 100,000 formave të ndryshme të pasurisë.

XS
SM
MD
LG