Ministri i brendshëm i Ukrainës akuzoi Rusinë për ushtrim të “pushtimit ushtarak” të dy aeroporteve të rajoni ukrainas të Krimesë. Ministri i brendshëm Arsen Avakov shkruante të premten ne faqen e tij në Facebook, se persona të armatosur kanë bllokuar aeroportin Belbek në Sevastopol, ku Rusia ka një bazë detare. Persona të paidentifikuar po patrullojnë edhe aeroportin ndërkombëtar në Simferopol, kryeqytet i Krimesë.
Flora ruse në Detin e Zi tha të premten se forcat e saj nuk e kamë bllokuar dhe nuk kanë ndërmarrë ndonjë aksion ushtarak në aeroportin ushtarak afër Sevastopolit, port i siujdhesës së Krimesë ku është e vendosur flota.
“Nuk ka pasur lëvizje të njësive të Flotës së Detit të Zi, drejt aeroportit” tha një zëdhënës i saj për agjencinë rusë të lajmeve Interfax.
Pohimet për bllokim erdhën një ditë pasi që persona të armatosur morën nën kontroll ndërtesat qeveritare në Krime, një rajon ukrainas me lidhje të fuqishme me Moskën. Personat e armatosur ngritën flamurin rus.
Ndërkohë, presidenti i rrëzuar ukrainas Viktor Yanukovich, i cili tha se është nën mbrojtjen ruse, pritet që t’u drejtohet medieve të premten në një konferencë për gazetarë në Rostov-on-Don, qytet jugor i Rusisë.
Të enjten nënpresidenti amerikan Joe Biden i telefonoi kryeministrit të Ukrainës Arseniy Yatsenyuk për t’i uruar krijimin e qeverisë së re dhe u zotua për mbështetjen amerikane ndaj përpjekjeve të Ukrainës për të ndërmarrë reforma që synojnë rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.
Në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë, thuhet se nënpresidenti Biden ka nënvizuar se kjo është një mundësi e rëndësishme jo vetëm për të vendosur paqen e qëndrueshmërinë në Ukrainë por edhe për të rivendosur besimin në institucionet e saj në prag të zgjedhjeve të caktuara për muajin maj.
Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetjen për përpjekjet e Ukrainës që të nxisë ripajtimin, t’u përmbahet detyrimeve ndërkombëtare dhe të synojë marrëdhënie të hapura e konstruktive më të gjithë fqinjët e saj.
Më herët të enjten Parlamenti i Ukrainës miratoi zgjedhjen e udhëheqësit popullor të opozitës Yatsenyuk, në krye të qeverisë së përkohshme.
Yatsenyuk, është ish ministër i jashtëm properëndimor dhe ish ministër i ekonomisë dhe ndër hapat e parë të tij është parandalimi i kolapsit ekonomik të Ukrainës.
Duke folur para ligjvënësve, Yatsenyuk tërhoqi vëmendjen në hapat jopopullor që e presin vendin në përballjen me krizën ekonomike.
Ai u zotua që Ukraina do të nënshkruaj ë marrëveshje asocimi me Bashkimin Evropian, por, Kievi tha ai, dëshiron partneritet edhe me Rusinë. Ai u zotua më tej se qeveria e tij do të mbrojë tërësinë tokësore të Ukrainës.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj unitetit dhe tërësisë tokësore të vendit tonë dhe qeveria e re do të bëjë gjithçka dhe do të përdore të gjitha mjetet e ligjshme për të stabilizuar situatën në Krime dhe për të bindur gjithë botën dhe të gjithë fqinjët e saj se Ukraina është një vend i bashkuar e sovran dhe nuk do të lejojë kurrfarë separatizmi”, tha Yatsenyuk.