Kreu i Komisionit European Jean-Claude Juncker shprehu zhgënjimin për rezultatin e një referendumi në Holandë lidhur me një marrëveshje tregtie mes Bashkimit Europian me Ukrainën, por një zëdhënës tha se zoti Juncker mbetet i përkushtuar ndaj “zhvillimit të marrëdhënieve të BE-së me Ukrainën”.
Edhe Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes, megjithë referendumin në Holandë, ku rreth dy të tretat e votuesve e hodhën poshtë atë. Në votim morën pjesë vetëm një numër i vogël votuesish, duke e arritur me vështirësi pragun e e nevojshëm të 30 për qindshit për pjesëmarrjen, që referendumi të quhej i vlefshëm.
Referendumi në Holandë nuk ka fuqi detyruese, por ai tregon për mosmiratimin e planeve të qeverisë holandeze për ratifikimin e marrëveshjes tregtare.
Kryemininistri holandez Mark Rutte tha mbrëmë se qeveria holandeze do të konsultohet me parlamentin dhe me partnerët europianë për të marrë vendimin e radhës.