Lidhje

Ukrainë: Një sulm i separatistëve vret 19 trupa qeveritare


Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se një sulm me raketë nga separatistët pro-rusë në pjesën lindore të vendit vrau të paktën 19 pjesëtarë të trupave dhe plagosi 93 të tjerë.

Rebelët patën në objektiv fshatin Zelenopillia në rajonin e Luhanskut, pranë kufirit rus.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se përgjegjësit për këtë sulm "do të gjehen dhe do të eliminohen". Ai tha se për çdo ushtar ukrainas të vrarë, rebelët do të paguajnë me jetën e "qindra vetëve nga radhët e tyre."

Në Ukrainën lindore janë shtuar luftimet që nga fundi i qershorit, kur skadoi armëpushimi.

Që nga ajo kohë, forcat ukrainase i kanë dëbuar rebelët nga disa qytete, si Slovyansku, që ishte bastioni i tyre kryesor.

XS
SM
MD
LG