Lidhje

Hetimet mbi rrëzimin e avionit malajzian në Ukrainë


Hetuesit holandezë thonë se nga analiza e mbetjeve të avionit MH17 të shoqërisë Malaysia Airlines që u rrëzua vjet në Ukrainë rezulton se disa fragmente mund t’i përkasin një sistemi raketash të prodhimit rus.

Hetuesit thanë se po analizojnë disa fragmente dhe mendohet se copat metalike i përkasin sistemit Buk të raketave ruse tokë-ajër.

Avion MH17 u rrëzua në territor ukrainas të kontrolluar nga separatistët pro-rusë në korrik të vitit të kaluar, duke shkaktuar vdekjen e të 298 personave në bord. Pjesa më e madhe e pasagjarëve ishin shtetas holandezë.

Segmentet e gjetura, thanë hetuesit holandezë, janë shumë me interes për procesin hetimor, pasi ofrojnë informacion të ri mbi shkakun e rrëzimit të avionit.

Ekspertët dhe qeveritë perëndimore kanë akuzuar kryengritësit pro-rusë për incidentin, por Moska thotë se avioni u godit me raketë nga një avion luftarak ukrainas.

Hetuesit holandezë, megjithatë, theksuan se analizat vazhdojnë se ende nuk mund të konfirmojnë rezultatin përfundimtar.

XS
SM
MD
LG