Lidhje

Janukoviç kritikon perëndimin


Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç kritikoi ashpër perëndimin për mbështetjen e protestave në të cilat kërkohet largimi i tij dhe njoftoi se Ukraina ka në plan të bashkohet pjesërisht me bashkimin ekonomik nën drejtimin e Moskës, një hap që pritet ta thellojë më tej krizëzn politike në vendin e tij.
Duke folur të enjten në një konferencë shtypi me disa gazetarë të përzgjedhur, presidenti Janukoviç kritikoi vendet e huaja për ndërhyrje në punët e brendshme të Ukrainës.
Qartazi i nervozuar, ai tha se është “kategorikisht kundër të tjerëve që t’i tregojnë Ukrainës çfarë të bëjë”. Ai e përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme dhe tha se politikanët e opozitës “duhet t’i mbajanë nën kontroll ambiciet e tyre”, siç u shpreh ai.
Presidenti tha se kabineti i tij po analizon propozimin e Moskës për bashkim doganor dhe se sa mund të bashkohet Ukraina me të.

Ndërkaq po sot, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia po i jep ndihmë financiare Ukrainës si rezultat i “dashurisë vëllazërore” dhe jo për përfitime politike apo për ta larguar Ukrainën nga nënshkrimi i një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian.
“Shpesh ne përdorim kombimin e fjalëve si “shteti vëlla” apo “komb vëlla”. Sot ne shohim që Ukraina është në një situatë të vështirë ekonomike, sociale dhe politike. Kjo erdhi si rezultat i shkaqeve dhe arsyeve të ndryshme. Dhe nëse e kemi me të vërtetë se është një “komb vëlla” dhe “shtet vëlla”, atëherë ne duhet të veprojmë si njerëz të afërm dhe mbështesim popullin urainas në këtë situatë të vështirë.”
Të mërkurën, kryeministri i Ukrainës Mykola Azarov tha se marrëveshja e re e vendit të tij për ndihmë financiare do të ndihmojë Ukrainën rë rigjallërojë ekonominë e saj dhe shmangë falimentimin.
Ndërkohë, demostratat pro Bashkimit Evropian vazhduan në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës. Presidenti Putin ka premtuar të ulë çmimin e eksportimit të gazit natyror për Ukrainën me një të tretën dhe të ofrojë një hua prej 15 miliard dollarësh.
Udhëheqësi i opozitës Vitaly Klitschko reagoi me skepticizëm ndaj zhvillimeve, duke u thënë përkrahësve të tij se zoti Janukoviç i kishte dorëzuar Rusisë interesat kombëtare të Ukrainës, pavarësinë dhe përspektivën e çdo ukrainasi për një jetë më të mirë.
Protestat antiqeveritare në Ukrainë filluar para një muaji. Kjo është kriza më e madhe politike e Ukrainës në 10 vite. Zoti Klitschko tha se populli i Ukrainës ka të drejtë të dijë se çfarë i ka premtuar Kremlinit zoti Janukoviç në shkëmbim të ndihmës financiare dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohëshme, duke thënë se ai personalisht do të vinte kandidaturën për president. Zoti Klitschko, një kamption i peshave të renda në boks, ka njoftuar se do largohet nga sporti për të vënë kandidaturën për president në vitin 2015.
XS
SM
MD
LG