Lidhje

Vazhdojnë protestat në Ukrainë


Protestat vazhduan edhe sot në Kiev, megjithëse qeveria deklaroi se Ukraina do të nënshkruante së shpejti një marrëveshje tregëtie dhe bashkëpunimi me Bashkimin Evropian, pasi një i dërguar i BE-së tha se organizata evropiane është e gatshme të japë më shumë ndihmë nëse Kievi e bën një gjë të tillë.
Zëvendës kryeministri i vendit tha dje se vendi i tij do ta nënshkruante marrëveshjen pasi Bashkimi Evropian premtoi më shumë ndihmë për ish-republikën sovjetike.
Kjo do të ishte një kthesë në qëndrimin e Presidenti Viktor Yanukovich që kishte refuzuar të nënshkruante marrëveshjen në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian në Vilnius të Lituanisë para dy javësh.
Aktivistët po demonstrojnë në Sheshin Pavarësia të Kievit, prej disa javësh, duke kërkuar që Yanukovish të nënshkruajë marrëveshjen.
Morali i demonstruesve është forcuar, pasi policia e ndërhyrjes së shpejtë u tërhoq pas dy përleshjeve me protestuesit të mërkurën.
Sot demonstruesit u zotuan se nuk do të largohen nga sheshi deri kur Yanukovich të nënshkruajë marrëveshjen.
Ata janë të shqetësuar se ai mund të hyjë në një partneritet doganor me Rusinë, kur të takohet me Presidentin Vladimir Putin javën e ardhshme.
“Mendoj se do të qëndrojmë këtu deri më 17 dhjetor kur pritet që presidenti të nënshkruajë marrëveshjen me Putinin. Mendoj se ajo ditë do të jetë vendimtare”.
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fuele tha dje në Bruksel se blloku me 28 vende do ta ndihmonte qeverinë ukrainase të negocionte një hua të rëndësishme me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG