Presidenti ukrainas Viktor Yanukovych ka rënë dakord të anulojë ligjet kundër organizimit të protestave që kanë shkaktuar disa nga protestat më të dhunshme anti-qeveritare në Kiev.
Njoftimi erdhi dje pas një takimi midis presidentit Yanukovych dhe udhëheqësve të opozitës. Presidenti Yanukovych hodhi poshtë kërkesën për amnisti për protestuesit e ndaluar për aq kohë sa ata nuk largohen nga të gjitha ndërtesat që ata i kanë pushtuar.
Protestuesit u larguan nga ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë që ata e kishin pushtuar një natë më parë, por premtuan se do të kthehen aty nëse nuk do të shënohet përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund pëplasjeve me qeverinë.
Ndërkohë, udhëheqësi i opozitës Arseniy Yatsenyuk refuzoi ofertën e Presidentit Yanukovych për ta emëruar atë në postin e kryeministrit të vendit. Nuk është e qartë se si do të pritet anulimi i ligjeve kundër protestave.
Marshuesit dolën në rrugë në fund të nëntorit pasi Presidentit Yanukuvych hoqi dorë nga nënshkrimi i një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian, duke favorizuar lidhjet më të ngushta me Rusinë.
Shtëpia e Bardhë tha se nënpresidenti amerikan Joe Biden a ka telefonuar Presidentin Yanukovych për t’i bërë thirrje për anulimin e ligjeve kundër organizimit të protestave dhe të punojë me opozitën për të shmangur dhunën dhe për të ulur tensionet.