Lidhje

Ukrainë: Qeveria vlerëson marrëveshjen me Rusinë


Në Ukrainë qeveria vlerësoi marrëveshjen e arritur me Rusinë si një garanci për stabilitetin financiar. Kryeministri Mykola Azarov tha se marrëveshja e re financiare me Rusinë është një moment historik që do ta lejojë Ukrainën të rigjallërojë ekonominë e saj dhe të shmangë falimentimin. Ndërkohë opozita thotë se marrëveshja në fakt përkeqëson situatën ekonomike dhe shton varësinë tek Moska.Demonstratat pro-evropiane vazhduan sot në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase.

Zoti Putin premtoi të ulë çmimin e gazit natyror që eksporton në Ukrainë me një të tretën dhe t’i japë Ukrainës 15 miliardë dollarë hua. Udhëheqësi i opozitës Vitaly Klitschko e përshëndeti lajmin me skepticizëm të martën, duke u thënë përkrahësve se zoti Yanukovych ka dorëzuar interesat kombëtare të Ukrainës, pavarësinë dhe çdo prespektivë për një jetë më të mirë.

"Siç e dini, zoti Yanukovych e përdori pasuritë e vendit si garanci për të marrë huanë nga Rusia. Sipas burimeve tona, ai ka rënë dakort për një marrëveshje financiare nga Rusia dhe i ka vënë uzinat e Ukrainës, industritë strategjike, industritë e rënda, aviancionin dhe ato të energjisë si garant ndaj kësaj ndihme. Nuk përjashtojmë as sistemin tranzit të gazit. Ne duam të dimë çfarë tjetër ka vënë si garanci dhe duam arsyet përse e bëri këtë. "

Protestat anti-qeveritare vazhduan edhe sot në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

Protestat në Ukrainë filluan një muaj më parë kur zoti Yanukovych refuzoi të nënshkruajë një marrëveshje tregëtare me BE-në në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë. Kjo është kriza politike më e madhe në Ukrainë në një dekadë.

Zoti Klitschko tha se populli i Ukrainës ka të drejtë të dijë se çfarë i ka premtuar zoti Yanukovych Kremlinit në përgjigje të ndihmës financiare dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme duke thënë se ai ishte personalisht do të konkuronte ndaj nga presidentit ukrainas. Zoti Klitschko, kampion boksi i peshave të rënda ka njoftuar se do të largohet nga sporti për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2015.

Qeveria ukrainase, e cila ka kërkuar deri në $20 miliardë dollarë ndihma për të rigjallëruar ekonominë I ka siguruar demonstruesit se eventualisht ka në plan të nënshkruajë një marrëveshje tregëtare me Bashkimin Evropian.

Një anketë nga një organizatë jo-qeveritare në Ukrainë tregon se 46 përqind e popullit ukrainas favorizon një marrëveshje tregëtare me BE-në. 36 përqind favorizon bllokun rival tregëtar, të ish republikave sovjetike të drejtuara nga Moska.

###

XS
SM
MD
LG