Lidhje

Ukraina kontrollon autokolonën me ndihma ruse


Zyrtarët ukrainas thonë se rojet kufitare kanë filluar kontrollin e një autokolone ndihmash ruse që është bllokuar në kufi prej disa ditësh, në pritje të lejes për të hyrë në vend.

Shërbimi ukrainas i rojës kufitare tha se trupat e tij kanë filluar të kontrollojnë automjetet e para në autokolonën prej 200-kamionësh, ndërkohë që më në fund po fillojnë procesin e hyrjes së saj në Ukrainë.

Autokolona ishte bllokuar në kufi për një seri formalitetesh, duke përfshirë edhe inspektimin nga ana e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Prej disa ditësh Kryqi i Kuq ishte në pritje të garancive të sigurisë nga të gjitha palët para se t'i afrohej autokolonës.

Dje, zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Ukrainës Andriy Lysenko tha se trupat kanë rimarrë kontrollin e qytetit lindor Ilovaysk, pas luftimeve të ashpra me separatistët pro-rusë.

XS
SM
MD
LG