Forcat ruse forcuan kontrollin e tyre në Krime, ndërkohë që autoritetet në këtë territor vazhdojnë përgatitjet për t'u bashkuar me Moskën dhe Kryeministri i Ukrainës premtoi sot se vendi i tij nuk do të lëshojë asnjë pëllëmbë territori. Ai i bëri komentet gjatë një fjalimi që mbajti sot në Kiev për të përkujtuar 200 vjetorin e lindjes së poetit më të madh të vendit.
"Vendi ynë dhe njerëzit tanë janë duke u përballur me sfidat më të mëdha në historinë e Ukrainës moderne të pavarur," tha ai.
Kryeministri Yatsenyuk do të takohet të mërkurën në Uashington me Presidentin amerikan Barak Obama për të diskutuar mbi konfrontimin lidhur me Krimenë, një gadishull strategjik në Ukrainën jugore me shumicë rusisht-folëse.
Një ligjvënës rus tha se Kremlini kishte caktuar 1,1 miliard dollarë për të rindërtuar infrastrukturën industriale të Krimesë, nëse ky rajon i debatueshëm voton në një referendum më 16 mars për t'u bashkuar me Rusinë.
Por kancelarja gjermane Angela Merkel i tha presidentit rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike të djelën se referendumi i planifikuar të mbështetet nga Moska është i paligjshëm dhe shkel kushtetutën e Ukrainës.
Rusia mohon se ka trupa të tjera në gadishull veç atyre të stacionuar rregullisht në flotën e saj të Detit të Zi me bazë në Sevastopol. Në këtë qytet-port të Krimesë ka bazën edhe marina shumë më e vogël e Ukrainës.
Dëshmitarët thonë se edhe pse ushtarët nuk kanë asnjë shenjë identifikimi, ata janë të qartazi rusë.
Vëzhgues të huaj nuk kanë mundur të hyjnë në Krime për të parë nga afër situatën dhe u detyruan të kthehen mbrapsht të shtunën, kur persona të armatosur pro-Kremlinit qëlluan në ajër në formë paralajmërimi.