Lidhje

Turchynov: Nuk do të lejojmë përsëritjen e skenarit të Krimesë


Presidenti në detyrë i Ukrainës mbajti sot një fjalim drejtuar vendit dhe tha se "Rusia nuk do të lejohet të përsërisë skenarin e Krimesë në rajonet lindore."

"Secili nga ata që mbështesin agresorët dhe pushtuesit po kryejnë rezistencë të armatosur kundër shtetit tonë," shtoi Oleksandr Turchynov.

Komentet e zotit Turchynov vijnë ndërkohë që aktivistë pro-rusë janë ngujuar brenda një ndërtese qeveritare në Ukrainën lindore dhe e kanë shpallur rajonin e tyre të pavarur.

Ata kanë bërë thirrje për një referendum për shkëputje nga Ukraina - një jehonë ogurzezë kjo e ngjarjeve që çuan në aneksimin e Krimesë nga Rusia.
XS
SM
MD
LG