Lidhje

Ukrainë, hyn në fuqi armëpushimi


Në Ukrainë sot hyri në fuqi armëpushimi. Presidenti ukrainas Petro Poroshenko mbrëmë urdhëroi ushtrinë ukrainase të respektojë armëpushimin. Forcat ukrainase thanë se separatistët pro-rusë kryen një sulm me mortaja në rajonin e Luhanskit, por se në përgjithësi armëpushimi po respektohet në zonat a tjera të konfliktit. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot pritet të zhvillojë një takim emergjent për të mbështetur marrëveshjen e armëpushimit. Diplomatët e 15 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit do të votojnë për një rezolutë të hartuar nga Rusia e cila u bënë thirrje të gjitha palëve të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit të arritur këtë javë në Minsk të Bjellorusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin të ejten ra dakord për një armëpushim pas disa orë negociatash me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë.

Sipas marrëveshjes për armëpushim, të dyja palët duhet të tërheqin armët e rënda dhe trupat e tyre nga konfrontimi i drejtpërdrejtë.

XS
SM
MD
LG