Ish presidenti i Ukrainës paralajmëroi se vendi është në prag të luftës civile, pas dy muaj protestash anti - qeveritare.
Ligjvënësit po debatojnë një projekt-ligj mbi amnistinë për demonstruesit e arrestuar, ndërkohë që mbështetësit e Presidentit Viktor Janukoviç kërkojnë që protestuesit të largohen nga ndërtesat qeveritare. Por protestuesit thonë se do t'i heqin barrikadat vetëm pas rënies së të gjithë qeverisë.
Brenda Ministrisë së Bujqësisë - ose të asaj që ka mbetur nga kjo ministri, pamja është e zymtë.
Protestuesit anti - qeveritarë e pushtuan ndërtesën këtë javë së bashku me disa ministri të tjera. Në mur është shkruar: "Pushteti popullit."
Një pjestar i gardës, e vetmja forcë policore që lejohet të hyjë, shpjegon se protestuesit votuan dje për ta dorëzuar ministrinë, si pjesë e negociatave me qeverinë mbi një amnisti për të arrestuarit.
Një debat parlamentar mbi lirimin e të burgosurve dje u parapri nga një paralajmërim i zymtë që bëri ish-presidenti i vendit, Leonid Kravchuk.
"Gjithë bota e kupton dhe Ukraina e kupton se vendi është në prag të luftës civile. Në vend ka autoritete paralele dhe një kryengritje de - facto."
Sheshi Pavarësisë është bërë një fshat proteste brenda një qyteti, një fshat që i bindet rregullave të tij.
Barrikadat paralizojnë rrugët. Protestuesit kanë uzurpuar ndërtesat publike.
Presidenti Janukoviç i ka akuzuar protestuesit se po i shtojnë tensionet dhe se ai i ka përmbushur të gjitha detyrimet ndaj tyre. Por ata nuk tërhiqen.
Shtëpia e Ukrainës, siç quhet Pallati i Kuvendeve, është bërë qendër komuniteti e opozitës, me farmaci, bibliotekë dhe shërbime avokatie.
Këtu ka zyrat organizata Auto-Maidan, një grup shoferësh, që përdorin njohuritë e tyre mbi rrugët e Kievit për t'ia hedhur policisë.
Kreu i grupit Andriy Dzyndzia thotë se protestuesit do të largohen vetëm pasi të ketë ndodhur një revolucion i plotë politik.
"Një amnisti për të burgosurit nuk mjafton. Ky do të ishte vetëm fillimi, sepse shumica e arrestimeve janë bërë në mënyrë të paligjshme. I gjithë sistemi ka nevojë për ndryshim."
Jashtë është Rruga Hrushevskiy, vija e frontit.
Protestuesit thonë se javën e kaluar dy prej tyre u qëlluan për vdekje nga policia pikërisht këtu, akuzë që autoritetet e mohojnë. Njerëzit kanë vënë lule aty ku ndodhi njëra prej vrasjeve.
Ndërkohë vazhdon konfrontimi mes protestuesve dhe policisë përtej barrikadave që rrethojnë ndërtesën e parlamentit. Shumica e protestuesve këtu thonë se edhe në qoftë se jepet amnistia për të arrestuarit, demonstratat do të vazhdojnë.
Protestuesit organizuan dje një demonstrim force për të shënuar përvjetorin e betejave të vitit 1919 në rrugët e Kievit, kur qindra nxënës humbën jetën në përleshje me forcat ruse.
Tani në vitin 2014, protestuesit e shohin kauzën e tyre po aq historike.
"Ukrainasit dolën në rrugë jo për të fituar një amnisti. Ne dolëm për të drejtat tona, që të mund të bëjmë një jetë normale," thotë një protestues.
Prapa kordonit të policisë, deputetët vazhdojnë debatet mbi një marrëveshje për t'i dhënë fund ngërçit.
Por në Sheshin e Pavarësisë, protestuesit thonë se nuk do të pranojnë asgjë më pak se largimi i presidentit.