Lidhje

OKB - Iran, dakord të bashkëpunojnë


Kombet e Bashkuara dhe Irani kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me programin bërthamor të vendit, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se kritikët e një përpjekjeje tjetër për të kufizuar aktivitetin bërthamor të Iranit duhet t’i japin një shans negociatave.

Bisedimet e sotme mes shefit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike Yukiya Amano dhe kreut iranian të çështjeve bërthamore Ali Akbar Salehi kanë rënë dakord me një program që do të lejojë inspektime më të gjera të Kombeve të Bashkuara, përfshirë një reaktor uji të rëndë dhe një minierë uraniumi.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha sot gjatë një vizite në Abu Dhabi se kritikët, mes së cilëve edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duhet ta pranojnë se fuqitë botërore nuk kanë arritur ende një marrëveshje në bisedimet me Iranin.
XS
SM
MD
LG