Lidhje

Kombet e Bashkuara mbështesin Alasan Uataranë si president të Bregut të Fildishtë


Kombet e Bashkuara mbështesin Alasan Uataranë si president të Bregut të Fildishtë
Kombet e Bashkuara mbështesin Alasan Uataranë si president të Bregut të Fildishtë

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, thotë se Alasan Uatará, që njihet ndërkombëtarisht si president i Bregut të Fildishtë, ka mbështetjen e patundur të organizatës.

Kombet e Bashkuara thonë se zoti Ban foli dje në telefon me zotin Uatara dhe e siguroi se bashkësia ndërkombëtare po punon për t’i dhënë fund ngërçit në Bregun e Fildishtë.

Zoti Ban tha gjithashtu se shqetësohej për njoftimet mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në Bregun e Fildishtë dhe u zotua se forcat e sigurisë të Kombeve të Bashkuara do të angazhoheshin sa më tepër për të dokumentuar abuzimet që janë bërë dhe për të parandaluar të tjerat.

Si zoti Uatara ashtu edhe presidenti në pushtet, Loran Bagbo, thonë se kanë fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në nëntor. Kombet e Bashkuara, Bashkimi Afrikan dhe fuqitë e tjera botërore thonë se zoti Uatara ishte fituesi dhe e kanë njohur atë si president.

Megjithatë, zoti Bagbo nuk po pranon të heqë dorë nga detyra dhe po mban nën kontroll ushtrinë.

Blloku i vendeve të Afrikës perëndimore, ECOWAS, ka kërcënuar se do të përdorë forcën ushtarake nëse zoti Bagbo nuk dorëzon pushtetin. Një delegacion i bllokut planifikon të udhëtojë në Bregun e Fildishtë nesër për një raund të dytë bisedimesh me zotin Bagbo.

XS
SM
MD
LG