Bordi i Guvernatorëve i Agjencisë së Transmetimeve të Shteteve të Bashkuara bëri sot thirrje për lirimin e një korrespondenti dhe kameramani turk, që u zhdukën në Sirinë veriore, ndërsa ishin me shërbim nga Kanali Televiziv Alhurra, i financuar nga Shtetet e Bashkuara.
Kameramani Cuneyt Unal u shfaq sot në një video të transmetuar nga kanali i lajmeve pro-qeverisë siriane, al-Ikhabarya. Ai tha se bënte pjesë në një forcë ushtarake, por Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha se kameramani ishte detyruar të fliste ashtu. Kameramani u zhduk një javë më parë, bashkë me korrespondentin e Alhurrës, Bashar Fahmi.
Bordi i Guvernatorëve i Agjencisë së Transmetimeve të Shteteve të Bashkuara mbikqyr edhe Zërin e Amerikës.