Lidhje

Universiteti Tidewater krijon program për borxhet studentore


Universiteti Tidewater krijon program për borxhet studentore
Universiteti Tidewater krijon program për borxhet studentore

Muajin e kaluar, administrata e Presidentit Obama ofroi ndihmë financiare për 1 milionë studentë dhe të sapodiplomuar që kanë vështirësi që të paguajnë kreditë që kanë marrë për të paguar shkollën, ndërsa kostoja rritet me shpejtësi. Laurel Bowman e Zërit të Amerikës njofton se administratorët e një universiteti lokal në Virxhinia kanë ndërmarrë programin e tyre për të ndihmuar në përballimin e krizës.

Veterani i marinës Reason Chandler donte të merrte një diplomë universitare pasi u kthye nga shërbimi ushtarak, por i duheshin para për të paguar. Për këtë arsye, ashtu si edhe pothuajse gjysma e 46 mijë studentëve në universitetin lokal Tidewater në Virxhinia, ai aplikoi për ndihmë financiare, duke marrë hua dhe grante për të ndihmuar në financimin e arsimimit të tij.

“Unë jam 26 vjeç kështuqë kam më shumë përvojë jetësore sesa dikush që është 18 vjeç dhe sapo ka mbaruar shkollën e mesme”.

Për të marrë çeqet e huave, studentët e Tidewater duhet të plotësojnë një formular për buxhetin e të ardhurave aktuale dhe shpenzimet, si edhe një parashikim për buxhetin për pas diplomimit, bazuar në rrogën që mund të marrin nga puna e parë. Ideja është që ata të dinë sesa para u mbeten për të larë borxhin.

“Rroga ime fillestare për projektime urbane dhe rajonale, mund të jetë rreth 36 mijë deri në 40 mijë dollarë në vit. Pas të gjitha llogarive, pagesa ime e përmuajshme do të jetë 136 dollarë”.

Kjo është një shumë e arsyeshme, thotë Presidentja e Universiteyit Tidewater Deborah DiCroce.

“Merr një kredi për të blerë shtëpi dhe muajin që pason duhet të paguash këstin e parë. E njëjta gjë me një makinë. Por në këtë rast është ndryshe. Krijohet një hendek i gjerë mes kohës kur merret huaja dhe kohës kur paguhet. Nuk është falas dhe duhet kthyer qoftë nëse ke sukses më pas ose jo”.

Di Croce thotë se Tidewater bëri një lidhje mes planeve të buxhetit me paketat e ndihmës financiare për të ndihuar në shmangien e krizës që po thellohej. Ndërsa ekonomia dobësohej, gjithjë e më tepër studentë aplikuan tek Tidewater, falë kostos së ulët të universiteteve lokale. Po ashtu në rritje është edhe numri i studentëve që financojnë studimet me hua.

“Vitin e kaluar, të diplomuarit që morën hua, kishin borxhe deri në 24 mijë dollarë pasi mbaruan srtudimet. Borxhi për studimet tani është më i madh se ai i kredit kartave për herë të parë ndonjëherë”.

Muajin e kaluar Presidenti Obama njoftoi për një plan për uljen e borxhit për studentët dhe të sapodiplomuarit. Duke filluar nga viti i ardhshëm, plani për të paguar sapo fillon punë nuk do ta kalojë 10 për qindshin e të ardhurave dhe e fal pjesën e huasë që mbetet pas 20 vjetësh pagesë.

“Kjo është një mënyrë. Dhe ndoshta për momentin është e vetmja, por unë parapëlqej që të parashikoj që herët”.

Reason Chandler është i kënaqur që i bëri përgatitjet përpara dhe thotë se iu desh të merrte më pak hua. Në fund të fundit atij do t’i duhet të paguajë edhe për studimet pasuniversitare.

XS
SM
MD
LG