Në Kosovë, ambasadori i ri amerikan Greg Delawie i dorëzoi letrat kredenciale presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke filluar kështu zyrtarisht detyrën e tij në këtë post.
Ai u zotua për vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kosovën, që sipas presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, është e domosdoshme për të gjitha proceset politike në Kosovë.