Lidhje

Amerika shënon përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit


President Donald Trump, left and first lady Melania Trump, center, and Pennsylvania Governor Tom Wolf, listen as the names of the 44 people who died in the crash of Flight 93 are read during the September 11th Flight 93 Memorial Service in Shanksville, Pa

Amerikanët shënuan të martën 17 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 ku humbën jetën pothuajse 3000 njerëz në Nju Jork, Virxhinia dhe Pensilvani.

Presidenti Donald Trump mori pjesë në një ceremoni në memorialin e 11 shtatorit në Shanksville të Pensilvanisë, pranë vendit ku avioni i United Airlines me numër fluturimi 93 u rrëzua pasi 40 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit rimorrën kontrollin e avionit nga rrëmbyesit e lidhur me al-Kaidën.

"Lotët tuaja nuk derdhen të vetëm, sepse ata janë pjesë e hidhërimit të një kombi të tërë", tha Presidenti Trump përpara familjeve të të vrarëve më 11 shtator.

"Ne brengosemi së bashku për çdo nënë dhe baba, motër dhe vëlla, bijë dhe bija që na u morën në Kullat Binjake, Pentagon dhe këtu, në këtë fushë të Pensilvanisë".

“Avioni me numër fluturimi 93 u përplas vetëm disa metra vendit ku ne ndodhemi, vetëm 20 minuta fluturim nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara. Përmes sakrificës së tyre, të 40 pasagjerët shpëtuan jetën e amerikanëve të panumërt, shpëtuan kryeqytetin tonë nga një goditje shkatërrimtare," tha Presidenti Trump. "Kjo fushë tani është një monument i qëndresës amerikane. Ky memorial është tani një mesazh për botën, se Amerika kurrë nuk do t'i nënshtrohet tiranisë. Faleminderit."

Shumë pranë Uashingtonit, Zëvendëspresidenti Mike Pence dhe sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis morën pjesë në një ceremoni në Pentagon për familjet e atyre që u vranë kur një aeroplan i rrëmbyer u rrëzua në ndërtesë.

"Familjeve të të rënëve, të mbledhur këtu dhe të gjithë atyre që ndodhen me ne! Ju kujtoni me mall momentet e fundit që ndatë me njerëzit tuaj të zemrës, diçka që pa dyshim duket sikur ka ndodhur dje - një puthje lamtumire, një përqafim i ngrohtë ose një përshëndetje e fundit me dorë. Dijeni se vendi juaj e kupton, që ndërsa ne të gjithë kemi pësuar humbje atë ditë, ju keni një barrë të veçantë. Por ne mblidhemi këtu në hijen e ndërtesës ku të dashurit tuaj u larguan nga kjo jetë, për t’ju thënë se ju nuk e mbani atë barrë të vetëm," tha Nënpresidenti Pence.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG