Lidhje

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Kantrimen viziton Shkupin


Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Kantrimen viziton Shkupin
Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Kantrimen viziton Shkupin

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen po qëndron për vizitë në Shkup. Me autoritetet maqedonase ai ka biseduar në lidhje me bashkëpunimin e dyanshëm në kuadër të Deklaratës për Partneritet dhe Bashëkpunim Strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë.

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka theksuar prioritetet kryesore të qeverisë së tij për anëtarësimin e vendit në Nato dhe në Bashkimin Evropian. Në takim është folur edhe për pengesat qe Greqia fqinje i bën Maqedonisë në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik, për shkak të problemit ende të pazgjidhur rreth emrit të Maqedonisë.

Zoti Kantrimen është njohur edhe me procesin e reformave që po bëhen në Maqedoni në fushën e gjyqësorit, mbi luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe përpjekjet për ngritjen ekonomike të këtij vendi pas krizës globale financiare.

XS
SM
MD
LG