Lidhje

SHBA: arrihet marrëveshje për buxhetin


Ligjvenësit në Kongres arritën një marrëveshje lidhur me buxhetin e Shteteve të Bashkuara për vitin 2016. Buxheti me një vlerë prej 1.1 trilionë dollarësh parashikon zgjatjen e shumë programeve popullore të shkurtimit të taksave për bizneset dhe individët.

Projekt-ligji për buxhetin parashikon edhe lejimin e eksportimit të naftës nga Shtetet e Bashkuara, që për 40 vjet ka qënë i ndaluar. Kjo konsiderohet si një fitore për republikanët, ndërsa demokratët arritën të sigurojnë shkurtimin e taksave për prodhuesit e energjisë nga era dhe dielli.

Pritet që projekt-ligji i buxhetit të votohen të enjten nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët.

XS
SM
MD
LG