Lidhje

Max Bacus, ambasador i SHBA në Kinë


Senati amerikan ka miratuar kandidatin e presidentit Obama, senatorin Max Baucus, si ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kinë.

72 vjeçari Baucus ka qënë kryetar i Komisionit të Senatit për Financat, që mbikqyr politikat tregëtare dhe të taksave.

Ai kishte njoftuar më parë planet për të mos garuar për t’u rizgjedhur në vitin 2015, kur zoti Obama e emëroi atë në postin e lartë diplomatik në dhjetor.

Baucus, një democrat i moderuar do të zëvedësojë Gary Locke, i cili largohet nga detyra në Pekin për t’u rikthyer me familjen e tij në shtetin e Uashingtonit.
XS
SM
MD
LG