Lidhje

Marrëdhëniet tregtare SHBA - Kinë


Një delegacion amerikan pritet të vizitojë Kinën javën e parë të muajit janar për çështje që lidhen me tregtinë.

Kjo do të ishte hera e parë që të dyja palët takohen, që kur Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping ranë dakord të pezullojnë përplasjet tregtare gjatë takimit të tyre në Argjentinë më 1 dhjetor.

Për muaj me radhë SHBA dhe Kina u përfshinë në masa hakmarrëse, të cilat sollën si rezultat rritjen e tarifave në qindra miliarda dollarë ndaj eksporteve respektive.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG