Lidhje

SHBA dhe Marrëveshja e Parisit për klimën


Kombet e Bashkuara konfirmojnë se ka marrë njoftim nga Shtetet e Bashkuara rreth synimit të tyre për t'u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për klimën, nëse nuk identifikon rregullore të përshtatshme për rikthimin.

Stephane Dujarriç, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, tha në një deklaratë se Sekretari i Përgjithshëm përshëndet çdo përpjekje të SHBA-së për rikthim në Marrëveshjen e Parisit.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të premten se do të vazhdojë të marrë pjesë në negociatat ndërkombëtare për ndryshimet klimatike gjatë procesit të tërheqjes, i cili pritet të marrë të paktën tre vjet.

Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit thuhet se pjesëmarrja e SHBA në negociatat do të mbrojë interesat amerikane dhe do të sigurojë që të gjitha opsionet e ardhshme të politikës mbeten të hapura për administratën. Shtetet e Bashkuara mbështesin një qasje të ekuilibruar ndaj politikës së klimës, që çlirimin e gazeve ndotëse, ndërsa nxit rritjen ekonomike dhe sigurinë e energjisë, thuhet në deklaratë.

Departamenti i Shtetit tha se Presidenti Donald Trump është i hapur për t'u angazhuar përsëri në Marrëveshjen e Parisit, nëse Shtetet e Bashkuara mund të identifikojnë termat që janë më të favorshëm për të dhe për bizneset, punonjësit dhe taksapaguesit amerikanë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG