Lidhje

SHBA: Shtohen vendet e punës


Në Shtetet e Bashkuara, pati një rritje të madhe të vendeve të punës gjatë muajit tetor. Departamenti i Punës njoftoi se u shtuan 271 mijë vende të reja pune dhe kjo e çoi shifrën e papunësisë në 5 për qind. Ky është niveli më i ulët në shtatë vjetët e fundit. Vende pune u shtuan në sektorët e ndërtimit, shërbimit shëndetësor dhe shitjeve nme pakicë.

Eskpertët thonë se ky ishte ritmi më i shpejtë i shtimit të numrit të vendeve të punës që nga viti 2009. Por ekonomistët parashikojnë se kjo do të sjellë fundin e interesave të ulëta bankare në ekonominë amerikane. Ata parashikojnë se që deri nga mesi i vitit 2016, shifra e papunësisë të bjerë nën nivelin 5 për qind.

XS
SM
MD
LG